Presidenti Meta nuk mjaftohet me këshilltarët, udhëton vetë drejt Elbasanit të monitorojë zgjedhjet (Foto)

Politikë

Presidenti Meta nuk mjaftohet me këshilltarët, udhëton vetë

Presidenti i Republikës Ilir Meta pasi votoi, ka udhëtuar drejt Elbasanit, për të ndjekur procesin e votimit nga afër. Aktualisht, presidenti është filmuar në hotelin Turizmi në qytet. Më herët u bë me dije se presidenti Meta ka zbritur në Elbasan, Durrës dhe Vlorë, këshilltarët e tij, për të parë nga afër zgjedhjet parlamentare. Në krah të tij është edhe Panariti, këshilltari i tij për median, Tedi Bushi, dhe më pas ka mbërritur edhe Gazmend Bardhi.

Por, mendohet se prania e Metës në Elbasan, ka të bëjë me ngjarjen që ndodhi disa ditë më parë në këtë qytet, ku mbeti i vdekur një person, dhe u plagosën 4 të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion