Shpërthim zjarri në një spital Covid, humbin jetën 23 pacientë

Bota

Shpërthim zjarri në një spital Covid, humbin jetën 23

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një spital që po trajtonte të sëmurët me koronavirus në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Ndërkohë, dhjetëra pacientë të tjerë janë lënduar nga zjarri që shpërtheu të shtunën mbrëma në këtë spital. Sipas raporteve të para, një aksident ka ndikuar që rezervuari i oksigjenit të shpërthejë, duke shkaktuar kështu flakë të madhe.

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm për shkaqet që quan në atë që ai e quajti “një aksident tragjik”. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Civile, Kadhim Bohan ka thënë në një deklaratë për media se zjarri kishte shpërthyer në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, konkretisht në dyshemenë e “dizajnuar për renimacion pulmonar”.

Ekipi i emergjencës ka arritur të shpëtojë 90 nga 120 pacientët dhe të afërmit e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion