"Prej sot jam deputete e pamvarun" deputetja e PS njofton largimin nga partia

Politikë

"Prej sot jam deputete e pamvarun" deputetja e PS njofton largimin nga

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar se nga sot do të ushtrojë mandatin e saj si deputete e pavarur.

Përmes një reagimi publik, Koçeku bëri të ditur vendimin për t’u shkëputur nga grupi parlamentar me të cilin u zgjodh, duke theksuar se do të vijojë përfaqësimin e qytetarëve jashtë çdo angazhimi partiak.

"Prej sot jam deputete e pamvarun" deputetja e PS njofton largimin nga

Ky vendim pritet të sjellë reagime në skenën politike, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë arsyet e plota dhe hapat e saj të mëtejshëm në Kuvend.

Koçeku u bë një nga figurat më të komentuara të politikës shqiptare pas zgjedhjes së saj deputete, falë profilit të saj publik si “Neomalsorja” dhe angazhimit në çështje që lidhen me zonën e Shkodrës dhe Malësinë.

Në orët në vijim pritet që deputetja të japë sqarime të mëtejshme mbi vendimin e saj dhe pozicionimin e ri politik.

ME TE LEXUARAT