Kontroll në vilën e biznesmenit Samir Mane, SPAK sekuestron celular dhe dokumente

Aktualitet

Kontroll në vilën e biznesmenit Samir Mane, SPAK sekuestron celular

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit Samir Mane, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për përfshirje të mundshme në veprimtari kriminale.

Sipas burimeve hetimore, kontrollet janë kryer në kuadër të një procedimi që lidhet me dyshime për lidhje të mundshme me grupe kriminale dhe pastrim parash, ndërsa verifikimet vijojnë.

Gjatë kontrolleve, hetuesit e SPAK kanë sekuestruar një celular dhe disa dokumente, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Hetimi dyshohet se lidhet me pretendime për ndihmë të mundshme ndaj grupit kriminal tw Ilir Shtufi dhe Artur Koçeku për skema të dyshuara të pastrimit të parave. 

SPAK vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave./MCNTv

ME TE LEXUARAT