Emigranti nga Suedia : Kjo është koha e Shqipërisë së re, s’kemi pse ta ndërtojmë të ardhmen diku tjetër

Aktualitet

Emigranti nga Suedia : Kjo është koha e Shqipërisë së

Një emigrant shqiptar nga Suedia iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve që të kthehen në atdhe. Sipas tij, kjo është koha e Shqipërisë së re dhe populli nuk duron më padrejtësi.

“Më bëhet zemra mal kur shoh të rinj që protestojnë, që duan një të ardhme më të mirë. Mos u dorëzoni kurrë. Unë kam jetuar jashtë për 20 vite dhe u ktheva në vendin tim.

Nuk kemi pse ta ndërtojmë të ardhmen diku tjetër. Ata që po na detyrojmë të ikin, janë shumë pak, janë një grusht shumë i vogël, ndërsa ne jemi një popull. Le ti shporrim ata, le të ikin ata, jo ne, se ne jemi shumë.

Kjo është koha e Shqipërisë së re. Duhet ti japim mesazh kujtdo që vjen pas tyre, populli të jep votën, por populli të heq edhe karrigen. Ky popull nuk duron më padrejtësi. Rroftë Shqipëria e re. Rama në burg, Berisha në burg”, tha ai.

ME TE LEXUARAT