Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci. Arsyet pse ikin të rinjtë

Aktualitet

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci. Arsyet pse ikin të

Ky fillim viti nisi me një numër popullsie në rënie në raport me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT flasin se në janar numërohen në vendin tonë 2.690 mijë banorë apo rreth 28 mijë banorë më pak se në 2025. Numri i popullsisë ka ardhur në tkurrje të vazhdueshme përgjatë pesë viteve të fundit.

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci. Arsyet pse ikin të

Shifrat më dekurajuese janë kontingjenti i shqiptarëve që largohen. Çdo vit e më shumë po tkurret mosha e re dhe po rritet me shpejtësi mosha e tretë mbi 65 vjeç.

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci. Arsyet pse ikin të

Por teksa të dhënat flasin për rritje pagash dhe për rritje ekonomie, pse mosha e re kërkon të integrohet në tregun e punës jashtë vendit.

“Në vitet e fundit tregu ka treguar se ka vende pune që kërkojnë të plotësohen, pagat janë rritur dhe do të vijojnë të rriten, por në tregun vendas mungon meritokracia. Të aplikosh për një vend pune në administratë ne e dimë që nuk e fiton se je i kualifikuar. Ndaj dhe të rinjtë kërkojnë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në tregun jashtë, ku ka më shumë drejtësi sociale”, tha Romonia Radonshiqi, eksperte ekonomie, e ftuar në emisionin “E-Zone” në Vizion Plus.

Shpopullimi i vendit nga të rinjtë është sot një kambanë alarmi për tregun vendas. Më pak të rinj do të thotë më pak të punësuar dhe më pak njerëz që paguajnë sigurime, çka do të thotë që është një kërcim për skemën e pensioneve.

“Si pedagoge në fushën ekonomike shoh se ka një mungesë të theksuar të njerëzve të kualifikuar që japin mësim. Tregu sot po vuan për mësues dhe pedagogë, që të përgatisin brezin e ri. Ky realitet është shqetësues. Politikat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur njerëzit e kualifikuar në vend. Mendoj se qeveria ende nuk e ka marrë seriozisht këtë kërcënim të ekonomisë”, tha Radonshiqi.

Shqipëria është në një krizë strukturore të tregut të punës. Mungesa e shqiptarëve po zëvendësohet me punëtorë të huaj, por edhe kjo praktikë nuk po rezulton efikase.

ME TE LEXUARAT