Noka mbyll protestën pas dy orësh bllokim në rrugë: Ditë historike, Shqipëria ishte sot në dorë të opozitës

Politikë

Noka mbyll protestën pas dy orësh bllokim në rrugë:

TIRANE - Flamur Noka ka mbajtur nje fjalim rreth ores 19.55 ne mbyllje te protestes se opozites.

Ai e quajti diten e sotme madheshtore, ndersa shtoi se e gjithe Shqiperia ishte ne duart e opozites.

"Sot ishte nje dite e zeze per qeverine dhe bandat e shtetit, ata kane sjelle narko policine ne cdo kryqezim.

Ata po tregojne se jane ne panik dhe mosbindja po jep frytet e veta", theskoi Noka pas mbi dy oresh bllokim te qarkullimit ne akset kryesore ne vend.

Ai theksoi se qeveria teknike eshte e vetmja zgjidhje per vendin, teksa shtoi se mosbindja civile do te vazhdoje, pasi sipas tij, kthim pas nuk ka.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në hyrje të Tiranës, Noka i akuzon: Shërbëtorë të narko-regjimit!

Noka mbyll protestën pas dy orësh bllokim në rrugë:

Deputeti Flamur Noka eshte shtyre e perplasur me policine tek rrethrrotullimi i Doganes ne hyrje te Tiranes.

"Shikoni keta police, sot ata kane fytyren e Edi Rames, nuk perfaqesojne uniformen dhe qytetaret por narko policine dhe interesat e shefit te tyre.

Surreli do te jete destinacioni yne i radhes nese provokoni dhe nuk do kete narko polici qe do ta mbroje Edi Ramen", tha Noka pas perplasjeve te perseritura me policine ne zonen e bllokimit te rruges ne hyrje te Tiranes.  

Bllokimi i rrugëve në Tiranë, deputetët Vokshi e Noka përplasen me Policinë

Noka mbyll protestën pas dy orësh bllokim në rrugë:

Deputetja Albana Vokshi dhe deputeti Flamur Noka janë përplasur me policët, teksa protesta në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” është tensionuar.

Policia tenton të hapë rrugën, Noka kërcënon: Po na prekët, nisemi për në Surrel

Noka mbyll protestën pas dy orësh bllokim në rrugë:

Pershkallezohet situata në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” në Tirane.

Thirrjeve dhe përpjekjeve të forcave të policisë për të shpërndarë turmën, protestuesit iu përgjigjën me gurë.

Noka mbyll protestën pas dy orësh bllokim në rrugë:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kërkoi distancimin e policëve, në të kundërt, tha ai, destinacioni i radhës do të jetë Surreli, aty ku jeton kryeministri Edi Rama.

“Rrini këtu ju gjasme për të mbrojtur, kë do të mbroni? Do të mbroni narkotrafikantët. Nuk meritoni të udhëhiqeni nga një drejtor që është përfshirë në krimin e organizuar.

Të largohet kjo uniformë, në të kundër, Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve. Drejtor, largo policinë”, tha Noka.

Noka: I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe Sulltan Surrelit të tërheqi narko-policinë nga provokimi qytetarëve, në të kundërt Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve

Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.

Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.
Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve.

ME TE LEXUARAT