Kaos në Durrës! Tensionohet situata në rrethrrotullimin e Shkozetit, protestuesit djegin goma në rrugë
Lajmifundit
/
29 Tetor 2024, 18:42
Aktualitet

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në mbikalimin e Shkozetit, duke djegur goma në shenjë proteste.
Sipas korrespondentes Vali Qyrfyçi, automjetet janë orientuar për të devijuar autostradën, duke përdorur mbikalimin e Fllakës dhe rrugën e vjetër.
Ndërkohë, disa kamionë janë bllokuar në kahun e lëvizjes drejt Durrësit.
Në rrethrrotullimin e Shkozetit ndodhen deputetët e qarkut Durrës, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj, të cilët po ndjekin situatën. Protestat po ndikojnë ndjeshëm në trafikun e zonës.


