Policia "pastron bazën e PS tek Petro Nini": Nuk gjetëm sende kompromentuese apo të paligjshme

Politikë

Policia "pastron bazën e PS tek Petro Nini": Nuk gjetëm

Policia e Tiranes reagoi ne lidhje me perplasjen e ndodhur dje tek Petro Nini mes PD dhe PS, pasi Belind Kellici akuzois e kishte zbuluar nje zyre apo ambient ilegal qe merrej me perpunimin e votave per llogari te mazhorances.

Policia ka pastruar gjithcka nga keto akuza duke theksuar se kontrolli i kryer ne prani te dy paleve tregoi se aty nuk kishte sende te palejuara.

Njoftimi:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga z. Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda nje ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem.

Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit.

ME TE LEXUARAT