Plagosja e demokratit/ Pas vizitës urgjente në Kavajë, Basha niset për në spitalin e Durrësit

Politikë

Plagosja e demokratit/ Pas vizitës urgjente në Kavajë, Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pasi udhëtoi me urgjencë drejt Kavajës, ku dha dhe qëndrimin e tij për ngjarjen e rëndë, është nisur drejt spitalit të Durrësit, ku do të takojë anëtarin e selisë blu të plagosur.

Ky fakt u konfirmua nga vetë Basha. Mësohet se Bledar Okshtuni mbeti i plagosur me një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi mori mjekim në spitalin e Kavajës, u nis për mjekim të specializuar drejt Durrësit.

ME TE LEXUARAT