Sulmi me armë në zyrën elektorale në Kavajë, Basha akuzon Ramën: Atentat ndaj PD-së

Politikë

Sulmi me armë në zyrën elektorale në Kavajë, Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në zyrat e PD-së në Kavajë, aty ku mbrëmjen e sotme mbeti i plagosur një qytetar, si pasojë e të shtënave me armë nga disa persona.

Basha tha se ky akt është një atentat ndaj demokracisë, ndërsa i ftoi qytetarët që në 25 prill t’i dënojnë masivisht me votë.

Basha: Kërkojnë të na mbyllin gojën, Nuk na e kanë mbyllur kurrë, nuk i kemi frikë, o marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja.

Kavaja i di fare mirë të tilla akte kanë shënuar kthesa të mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave. Ato tregojnë humbjen e toruas nga një njeri dhe një grusht njerëzish që e dinë se shqiptarë janë të vendosur për t’i larguar.

Le t’ia japim përgjigjen këtij akti burracak dhe atentati të demokracisë masivisht ditën e dielë dhe t’i japim fund këtij tetëvjeçari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion