Përfundon kontrolli i BKH në apartamentin e ish-ministrit Ilir Beqajt, oficerët e SPAK dalin me dosje dhe shkresa nëpër duar
Ka përfunduar kontrolli i BKH-së në apartamentin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Kontrolli u zhvillua në apartamentin e Beqajt, në qytetin e Vlorës.
Ky kontroll u bë me urdhër të SPAK-ut. Kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit ka nisur rreth orës 15:30 minuta. Beqaj, në burg për abuzimet me fondet e SASPAC.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësi publik ose çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Mashtrimi”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dy ditë më parë, më 22 korrik, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në apelin e GJKKO, masën e sigurisë arrest me burg. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat