Krim në familjen në Pogradec, i biri e dhunoi, i ati rrëmben çiften edhe e qëllon
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Stropckë të Pogradecit ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40 ku konflikti i çastit mes babait dhe djalit të tij ka agravuar deri në përdorimin e armës.
47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka debatuar dhe dhunuar babain e tij 83-vjeçar shtetasin Agim Shkullaku.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më pas ky i fundit ka marrë armën e gjakut dhe ka plagosur djalin e tij, i cili fillimisht është transportuar në spitalin e qytetit të Pogradecit, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet të cilat kanë “ndezur” sherrin mes babë e bir, sakaq efektivët e Policisë të cilët menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 83-vjeçarit në Komisariat.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.
Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.
Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.