E hëna e 22 korrikut, dita më e nxehtë në histori
Bota ka regjistruar sërish ditën më të nxehtë në histori – të hënën e 22 korrikut – duke e tejkaluar edhe temperaturën e së dielës, sipas të dhënave preliminare të agjencisë monitoruese të Bashkimit Evropian.
Teksa bota përballet me valë të të nxehtit dhe zjarre pyjore, sidomos në Mesdhe, Rusi dhe Kanada, temperatura mesatare e ajrit ka shkuar në 17.15 gradë Celsius të hënën.
Kjo shifër ka qenë 0.06 gradë Celsius më e lartë sesa ajo e së dielës, sipas Shërbimit të BE-së për Ndryshimet Klimatike, Copernicus, i cili mbledh të mëdha për ndryshimet e motit, prej vitit 1940.
Aty përfshihen edhe temperaturat e hemisferës jugore, ku aktualisht është dimër, dhe të cilat e kanë zvogëluar mesataren botërore.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shkencëtarët kanë thënë se është e mundshme që temperaturat e së martës ose mërkurës së kësaj jave të tejkalojnë temperaturën e së hënës.
Dita më e nxehtë në histori është konsideruar një ditë e korrikut të vitit 2023, mes 3-6 korrikut.
Deri atëherë, një ditë gushti e vitit 2016 ka qenë në krye të listës.
Çfarë e bën rekordin e këtij viti edhe më të pazakonshëm është që, për dallim prej vitit 2013 dhe 2016, bota është përballur në prill me fenomenin El Nino, i cili në përgjithësi rrit temperaturat globale të oqeaneve.