“Përballë ke rininë, jo Saliun”, Muçi përplaset me Ballën! Socialisti: Këtu je aksidentalisht, nuk tallem me protestën

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, mes deputetit të “Lëvizja Bashkë” Redi Muçi dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Muçi deklaroi nga foltorja se në Strasburg nuk mund të nënshkruhet asnjë rezolutë e përbashkët që nuk merr parasysh kërkesat e protestuesve, ndërsa renditi edhe njëherë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.
Më pas, Muçi iu drejtua Ballës, duke e akuzuar se tallet me protestuesit përmes postimeve që bën në rrjetet sociale.
“Një thirrje të fundit ia drejtoj Taulantit që çdo ditë merr fotot e orës 7 nga protesta dhe tallet me protestuesit. Kujdes se përballë nuk ke Saliun, por rininë shqiptare. Vazhdo me syleshtësinë tënde. Po jua kthej me fjalët e Viktor Hygosë: ‘Milord, po ju them se populli jam unë. Sot po më shtypni e tallni, por mjafton që akulli të kriset dhe gjithçka merr fund. Dridhuni milord’”, u shpreh Muçi.


