Ra nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, vijojnë kërkimet për trupin e Erkin Likës

Aktualitet

Ra nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës,

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Erkin Likës, i cili u rrëzua aksidentalisht në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit. Raportohet se ekipeve shqiptare u janë bashkuar edhe anëtarë nga shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe së bashku, kanë nisur operacionin e kërkimit në lumin Mat.

Sipas informacioneve, Lika Lika ishte pjesë e një grupi të kërkim-shpëtimit që angazhohej në operacione për shpëtimin e personave të përfshirë në aksidente, teksa ishte i apasionuar pas alpinizmit. Ai dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.

 

 

ME TE LEXUARAT