Foto/ Jetonte që nga viti 2017 nën kërcënimin e gjakmarrjes, ja kush është 40-vjeçari që u vra me breshëri automatiku

Aktualitet

Foto/ Jetonte që nga viti 2017 nën kërcënimin e gjakmarrjes,

Ky që shihni më poshtë është Aleksandër Koçeku, 40-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Dukagjin me një breshëri prej 25 plumbash automatiku.

Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Karmës së Kirit, në aksin malor Kir-Prekal.

Vrasja u krye në një segment rrugor me lëvizje shumë të pakta automjetesh dhe pa kamera sigurie, një vend që, sipas rrethanave të deritanishme, duket se ishte zgjedhur me kujdes nga autorët për të minimizuar rrezikun e dështimit të atentatit.

Foto/ Jetonte që nga viti 2017 nën kërcënimin e gjakmarrjes,

Raportohet se hetimet e para janë përqendruar te pista e gjakmarrjes, ndërsa familjarët thonë se viktima jetonte nën kërcënimin e hakmarrjes që prej vitit 2017.

Koçeku u gjet i pajetë brenda automjetit të tij nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi policinë. Sipas grupit hetimor, autori ose autorët i kishin zënë pritë dhe e ekzekutuan me breshëri automatiku.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pista kryesore lidhet me vrasjen e Angjelin Shkambit në vitin 2017, ngjarje për të cilën vëllai i viktimës, Artan Koçeku, po vuan dënimin me burg. Familjarët dyshojnë se atentati i së shtunës është akt hakmarrjeje për atë krim.

Ndërkohë, Aleksandër Koçeku ishte gjithashtu nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës për dosjen e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka, ndërsa afatet e hetimit për këtë çështje ishin zgjatur pak ditë më parë.

ME TE LEXUARAT