MInistri Niko Peleshi prej dy orësh në SPAK, çfarë deklaroi para gazetarëve

Politikë

MInistri Niko Peleshi prej dy orësh në SPAK, çfarë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur ditën e sotme në SPAK. Ai ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme gjatë mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë me dije se ministri është thirrur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, marrëdhëniet me Klodian Zoton dhe procedurën e matësave të ujit kur ka qenë në Bashkinë e Korçës.

Më herët, gjatë periudhës 2017-2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai po ashtu ka mbajtur detyrën e zv/kryeministrit në periudhën 2013-1017. 

Peleshi u paraqit i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se Peleshi kishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00 dhe doli prej aty rreth orës 12:30.

Peleshi nuk ka preferuar te flase gjate per mediat, nderkohe qe pas kembenguljes se gazetareve eshte shprehur se eshte thirrur ne SPAK: “Për arsye të pozicionit të punës”.

Me herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Gjithashtu në periudhën shtator 2017-janar 2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion