Dëbora zbardh veriun dhe juglindjen, si paraqitet situata në akset rrugore

Aktualitet

Dëbora zbardh veriun dhe juglindjen, si paraqitet situata në akset

Akset kombëtare të kalueshme pa probleme Kjo ishte pamja e fshatit turistik të Dardhës mëngjesin e kësaj të marte. Ditët e ngrohta të fillim marsit nuk zgjatën dhe reshjet e dëborës u rikthyen në juglindje në lartësitë mbi 1 mijë metër.

Në Dardhë trashësia e dëborës shkon deri në 5 centimetra, por rruga drejt fshatit turistik është e hapur dhe e qarkullueshme normalisht.

E njëjta pamje edhe në qarkun e Dibrës, ku dëbora ka zbardhur sërish qytetin e Peshkopisë. Në zonat e thella trashësia shkon deri në 15 centimetra. Megjithatë rrugët janë të gjitha të lira dhe nuk janë shfaqur probleme.

Edhe lartësitë e Shkodrës u përfshinë nga reshje dëbore. ARRSH njofton se akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë dhe Bogë-Theth kanë prani dëbore.

Kompanitë kontraktore vijojnë punën për të mbajtur të hapura rrugët kombëtare ku deri tani nuk ka probleme. ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimri.

ME TE LEXUARAT