Këngëtarja shqiptare rrëfen si ra viktimë e burrit: Edhe ish-gruaja serbe e akuzoi për dhunë...

Showbiz

Këngëtarja shqiptare rrëfen si ra viktimë e burrit: Edhe

Ish-miss Kosova dhe këngëtarja e njohur Drenusha Latifi ka rrëfyer më shumë mbi situatën e rëndë që i ka ndodhur në familje me ish-bashkëshortin dhe dhunën që ka përjetuar.

Duke folur në “Zona Zero”, ajo tregoi se ish-burri i saj ka qenë i denoncuar më herët dhe nga ish-gruaja e tij, për dhunë, por nuk e ka besuar pasi ai i ka thënë se ka qenë një trillim i saj për t’i marrë djalin.

Sipas Drenushës, në fillimet e tyre ai ishte një njeri shumë i sjellshëm dhe se nuk i linte kurrë një përshtypje se mund të ishte dhunues.

Më tej rrëfen se kur e kishte pyetur për këtë situatë, ai i kishte thënë se ish-gruaja e ka stisur për t’i marrë djalin, pasi nuk ka dashur që të rritet në shtëpi me Drenushën, për shkak se ish-partnerja ka qenë serbe dhe ka dashur që fëmija e saj të rritet me frymën nacionaliste.

Po pak kohë më vonë, vetë Drenusha është bërë pre e dhunës, deri një vit më parë, ku vendosi që përveçse ta denoncojë, të divorcohet prej tij dhe të largohet nga banesa bashkë me dy fëmijët e tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion