PD rikuperon rezultatin në Durrës, rriten tensionet jashtë KZAZ-ve

Politikë

PD rikuperon rezultatin në Durrës, rriten tensionet jashtë

Partia Demokratike po fiton terren kundrejt Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.

Deri më tani në qarkun e Durrësit janë numëruar 212 qendra votimi nga 481 në total. Konkretisht në Durrës janë numëruar 64274 vota të vlefshme.

Qarku i Durrësit deri më tani po udhëhiqet nga Partia Socialiste me 33363 vota. Ndërkohë Partia Demokratike vjen më pas me 25544 vota. Në vendin e tretë deri më tani renditet partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ajo që vihet re në Durrës, është rritja e numrit të votave në mënyrë të shpejtë për Partinë Demokratike. Kjo ka rritur edhe tensionet në dis KZAZ. Konkretisht në KZAZ nr.22, e vendosur tek palestra e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini” ka rinisur procesi i numërimit ndërsa jashtë kësaj KZAZ-je kishte grumbullime njerëzish.

Aty ndodhej edhe kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj. KZAZ nr.22 ka qendrat e votimit të zonës së plazhit, Shkozetit dhe ish-Kënetës./tv abc

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion