PD denoncon sërish Bashën në KQZ: Përdor faqet tona në rrjetet sociale, u ka ndryshuar dhe emrin!

Politikë

PD denoncon sërish Bashën në KQZ: Përdor faqet tona në

Partia Demokratike zyrtare me kryetar Sali Berishën ka denoncuar sërish Lulzim Bashën në KQZ se përdor simbolet e selisë blu, edhe pse në zgjedhjet e 11 majit, po përfaqësohet me “Koalicioni Euroaltantik”.

PD thekson se Basha prezantohet në website si kryetar i PDSH, ndërsa sipas regjistrit të partive në Gjykatën e Tiranës, kryetar rezulton Sali Berisha.

"Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të keqpërdorimit publik në internet, wesite, rrjetin META (Facebook, Instagram) apo në platforma të tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese/identifikuese, apo të ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijuese:

Domanini www.demokratët.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domaini kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, nën nënfaqen “Kryetari” shfaqet një përmbajtje me titull: “Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike”, ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, aq më shumë i Partisë Demokratike.

Faqja e Partisë Demokratike në Facebook

Faqja në Facebook me adresë ëëë.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton që prej vitit 2009. Pas Gjyqit të Apelit, kësaj faqeje i është ndryshuar emri nga “Partia Demokratike e Shqipërisë” në Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, e më pas sërish në “Demokratët Euroatlantikë”-Partia Demokratike", thuhet në ankesë.

ME TE LEXUARAT