Pallati pa leje në kryeqytet, reagon Rama: Vendimi i gjyqtarit Balliu është skandal, mbron ndërtuesit dhe rrezikon Reformën në Drejtësi

Politikë

Pallati pa leje në kryeqytet, reagon Rama: Vendimi i gjyqtarit Balliu

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar sërish kundrejt gjyqtarit Hazbi Balliut, i cili vendosi të bllokojë vendimin e konfiskimit të një pallati në kryeqytet, ndërtesë pa leje, ku u vendos që të zhvendosej Agjencia e Kadastrës.

"Më në fund gjykatësi Balliu e nxori arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë Reformës në Drejtësi. 

Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima", shkruan Rama.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion