"Paga 30 mijë euro në vit tek ANSIG", PD: Djali i Bajram Begajt mori miliona nga kompania që përfiton para nga Presidenca

Klajdi Begaj, djali i presidentit te republikes Bajram Begaj ka perfituar 30 mije euro nga kompania e sigurimeve ANSIG, ku edhe vete presidenca eshte kliente me sherbimet e sigurimeve te jetes dhe shendetit.
Denoncimi i Partise Demokratike permes Gazmend Bardhit, ka nxjerre ne pah dokumentet e deklarimit te pasurise per djalin e kreut te shtetit, ku thuhet se ai ka perfituar ne vitin 2023, 30 mije euro te ardhura nga paga ne kompanine ne fjale.
Sipas PD, konflikti i hapur i interesit, qendron ne faktin se djali eshte punesuar ne nje kompani sigurimesh e cila perfiton para nga buxheti i shtetit, permes firmes qe hedh babai i tij, president i Republikes.
Konkretisht, Bajram Begaj drejton presidencen, nje institucion qe paguan kompanine ku eshte punesuar djali i tij. Begaj i jep te ardhura si klient kompanise ANSIG, dhe kjo e fundit perfiton te ardhura nga parate qe merr nga buxheti i shtetit.
Denoncmi i Bardhit:
Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë!
Çfarë e pengoi “Doktorin e Mrekullive”, njëherazi Presidenti, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!
Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit.
Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca.
Pagesa është 30 mijë euro në vit.
Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit.


