“Opozitën e dëmtove”, Berisha nuk i ndahet ambasadores Kim: Po largohesh nga ky vend si sekretare e PS

Politikë

“Opozitën e dëmtove”, Berisha nuk i ndahet ambasadores

“Opozitën e dëmtove, por dështove.” Ishte ky mesazhi që kreu i “Rithemelimit” i dërgoi ambasadores Yuri Kim, në përfundim të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

Nga Foltorja e Parlamentit, Sali Berisha i bëri thirrje kryediplomates amerikane që t’u kërkojë falje shqiptarëve  për çështjen McGonigal.

Teksa e akuzoi për mbështetjen e hapur, që sipas tij, ambasadorja ka treguar ndaj shumicës qeverisëse, Berisha tha se Kim me veprimet e saj ka dëmtuar reputacionin që ka pasur kombi shqiptar.  

“Më duhet t’i them zonjës guvernatore, se në historinë e pluralizmit dhe të lirisë të këtij kombi, emir i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të saj. Opozitën e dëmtove, por dështove.  Me bashkërëndimin me qeverinë e narkotrafikantëve të Ramës, je e vetmja ambasadore në 32 vite që largohesh nga ky vend si sekretare e PS, jo nga unë.”

Kujtojmë se në konferencën e fundit të saj për shtyp me gazetarët, teksa u pyet për Berishën dhe qëndrimet e forta që i është dashur të mbajë, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se “SHBA sheh vetëm nga e ardhmja.”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion