Po luante me armë, djali 2-vjeçar qëllon dhe vret nënën e tij shtatzënë

Bota

Po luante me armë, djali 2-vjeçar qëllon dhe vret

Një ngjare e rëndë ka ndodhur së fundmi në SHBA.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një fëmijë në Ohio duke luajtur me një armë që dyshohet se e gjeti në komodinën e prindërve të tij, qëlloi aksidentalisht dhe vrau nënën e tij shtatzënë tetë muajshe. Mediat e huaja raportojnë se 2 vjeçari e ka qëlluar me pistoletë pas shpine mamanë e tij.

Mësohet se ka qenë vetë 33 vjeçarja që ka marrë në telefon urgjencën dhe ka shpjeguar se është qëlluar aksidentalisht nga djali i saj 2 vjeç dhe se ajo ishte në javën e 33 të shtatzanisë.

Po luante me armë, djali 2-vjeçar qëllon dhe vret

Fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante. Policia gjeti një pistoletë 9 mm të vendosur në një komodinë në dhomë si dhe dy armë të tjera të mbushura. Bashkëshorti i viktimës, i cili në momentin e ngjarjes ishte larg shtëpisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion