Dënimi i Ervin Salianjit/ Opozita bojkoton Komisionet Parlamentare

Politikë

Dënimi i Ervin Salianjit/ Opozita bojkoton Komisionet Parlamentare

Opozita ka vazhduar edhe sot me planin e saj të aksionit opozitar duke bojkotuar Komisionin për Politikën e Jashtme, mbledhje e cila u mbajt sot.

Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ilva Gjuzi, por siç duket nga pamjet, karriget e deputetëve të opozitës janë bosh pasi asnjë nuk ka marrë pjesë. 

Ndërkohë ditën e djeshme deputetët e opozitës paralajmëruan se çdo të hënë dhe të enjte nuk do të lejojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit dhe premtuan se panorama e ditës së djeshme do përsëritet në përsëritet në çdo seancë të Kuvendit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion