Tensioni dhe kaosi në Kuvend, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq

Politikë

Tensioni dhe kaosi në Kuvend, reagon ambasadori i BE: Për të

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me tensionet dhe kaosin e një ditë më parë në Kuvend, ku deputet e PD dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër, disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet”, u shpreh ai

ME TE LEXUARAT