Numërohen edhe votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të

Politikë

Numërohen edhe votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e

Diten e sotme janë numëruar votat e diasporës për Fierin.

Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12-të. 80% e votave kanë shkuar për PS-në.

Kandidati i Nisma Shqipëria Bëhet në Fier, Azmer Duleviç, në një postim në Instagram ka pranuar humbjen që pësoi nga zgjedhjet e 11 majit.

Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. 

Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. Në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.

Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, pa arritur të fitojë ndonjë mandat përmes votës preferenciale dhe duke humbur një vend në listën e mbyllur./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion