"Nuk lejuan nënën të votonte", flet qytetari: Djemtë e kryeplakut më goditën mua dhe gruan me karrige

Politikë

"Nuk lejuan nënën të votonte", flet qytetari:

Dy qytetarë janë dhunuar sot në një qendër votimi në fshatin Vashmi të bashkisë së Maliqit.

Burrë e grua janë dhunuar me karrige e sende të forta në kokë duke shkaktuar gjakosjen e çiftit të bashkëshortëve.

Mësohet se çifti u dërguan në spital pasi kanë marrë dëmtime në kokë dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Duke folur për mediat, i dhunuari tha se e gjitha ndodhi për shkak se anëtarët e Qendrës së Votimit nuk kanë lejuar nënën e tij të votojë.

Çfarë ndodhi?

I dhunuari: Ata të qendrës na dhunuan, arsyeja për nënën do votonte nëna e nuk e lejuan në moment e shtynë plakun e goditën edhe mua, autorët janë djemtë e kryeplakut. Me karrige me sende të forta

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion