"Nuk komentoj deklaratat e humbësve", Bardhi shpall fitoren nga Elbasani

Politikë

"Nuk komentoj deklaratat e humbësve", Bardhi shpall fitoren nga

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi i bëri thirrje PS-së që të caktojë sa më parë numëruesit për KZAZ-të dhe të nisë sa më parë numërimi i votave. Bardhi tha se duhet t;i ofrojmë Elbasanit një proces të qetë dhe korrekt.

‘Të jeni të sigurt se sot çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për vete dhe për familjen.

Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. Unë sapo bëra thirrje për të nisur sa më parë procesin e numërimit, një proces model korrekt të numërimit.

Ftoj PS të caktoj numëruesit për KZAZ-të dhe të nisë sa më parë procesi i numërimit, t’i ofrojmë Elbasanit në proces të qetë dhe korrekt.

Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe për Elbasanin, ftoj PS-në që të caktojë numëruesit dhe të nisë në mënyrë më korrekte të mundshme procesin e numërimi.’- tha Bardhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion