“Vij nga një vend që njihej si Koreja e Veriut e Europës”/ Rama nga Japonia: Shqipëria është më afër se kurrë BE-së

Politikë

“Vij nga një vend që njihej si Koreja e Veriut e

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Tokio se Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të integrimit europian, ndërsa kujtoi periudhën komuniste kur vendi njihej si “Koreja e Veriut e Europës” për shkak të izolimit ekstrem dhe mungesës së lirisë.

Gjatë fjalës në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Japoni, Rama tha se pas rënies së komunizmit shqiptarët zgjodhën demokracinë dhe orientimin perëndimor si një zgjedhje ekzistenciale.

Ai theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është thjesht proces teknik apo ekonomik, por një projekt për ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas Ramës, Shqipëria është më afër se kurrë BE-së dhe javën e ardhshme pritet një konferencë kyçe ndërqeveritare që do të hapë fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave.

Europa, Azia dhe bota në të vërtet kanë nevojë më shumë se kurrë për aftësinë për të kombinuar aftësinë me inovacionin. Unë vij nga vend që për dekada të tëra njihej si Koreja e Veriut e Europës, një vend i izoluar. Një vend ku shteti bëri të pamundurën për të izoluar jo vetëm kufijtë, por edhe vendin. Mendimi i lirë u shndërrua në erezi, ndërkohë që e ardhmja u shndërrua në një burg.


Në fakt është historia që ndodh ku zëvendësohet arsyeja dhe kur izolimi zëvendëson bashkëpunimin. Ja pse kur komunizmi ra, shqiptarët bënë një zgjedhje që nuk ishte vetëm politike, por ekzistenciale. Zgjodhën demokracinë, hapjen, lidhjet trans-atlantike. Për ne integrimi europian nuk ka qenë kurrë një proces burokratik dhe negociatë teknike. Dhe as ka qenë aksesi në një bankomat. Është një aspiratë kombëtare, një zgjedhje qytetërimi, një angazhim për t’i përkitur plotësisht një familjeje kombesh demokratike. Shqipëria sot është më afër se kurrë me BE-në. Nuk e kemi parë kurrë të jetë kaq konkrete e reale në asnjë moment të historisë tonë moderne. Kemi hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit tonë në BE dhe javën e ardhshme do të kemi një konferencë kyçe ndërqeveritare me BE-në, që i jep fill një faze të re të mbylljes së kapitujve dhe mbylljes së negociatave brenda një viti e gjysmë.

Rruga përpara mbetet sfiduese, por kurrë nuk kemi qenë më të vendosur, kurrë madje as kemi imagjinuar apo menduar një plan B përveç BE. Jemi të bindur që nuk ka kurrë plan B kundrejt demokracisë; anëtarësimi në BE është pikërisht kjo, nuk ka të bëjë me hyrjen në një organizatë, por ndërtimin e institucioneve që s’i kemi pasur kurrë, forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe një shtet që i shërben qytetarëve.”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT