E rëndë/ U aksidentua në punë, humb jetën 60-vjeçari shqiptar në Itali
Lajmifundit
/
22 Maj 2026, 15:21
Bota

Rudi Simaneta, punëtori 60-vjeçar me origjinë shqiptare i cili u përfshi në një aksident në punë në Itali, humbi betejën dhe ndërroi jetë dy ditë më parë.
Viktima, një punonjës i një ferme lokale, supozohej të pastronte murin e një magazine.
Për ta bërë këtë, ai dyshohet se u ngjit në krahët e një piruni për të arritur në majë të magazinës. Në 3 metra lartësi, Rudi Simaneta me sa duket humbi ekuilibrin dhe ra, duke goditur kokën në dysheme./IlGiorno


