Aeroporti i Vlorës/ Ministri: Do vendosim penalitete deri në prishjen e kontratës! Po dëmtojnë reputacionin kombëtar

Politikë

Aeroporti i Vlorës/ Ministri: Do vendosim penalitete deri në prishjen
Qeveria ka paralajmëruar masa të forta ndaj koncesionarit të Aeroportit të Vlorës pas përplasjes mes ortakëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, konflikt që ka sjellë bllokimin e punimeve në kantier.

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se shteti nuk do të ndërhyjë në konfliktin mes palëve, por do të zbatojë penalitetet e parashikuara në kontratë, deri në mundësinë e prishjes së saj.

Sipas ministrit, situata po dëmton ekonominë dhe reputacionin e Shqipërisë tek investitorët e huaj.

Ministri tha se aktualisht nuk ka më një afat për nisjen e fluturimeve në aeroport, pasi ende nuk kanë përfunduar infrastruktura civile dhe proceset e certifikimit.

Klauzolat e kontratës parashikojnë së pari vendosjen e penaliteteve për të cilat patjetër ministria në varësi të gjithë vonesave përkatëse dhe në bazë të kushteve të kontratës do vijojë me përcaktimin e tyre dhe pastaj vijojnë që nga dërgimi i një plani mitigues për rregullimin e pasojave të kontratës që mund të rezultojë në shtyrje të afatit të kontratës koncesionare apo deri dhe në zgjidhjet e njëanshme të kontratës koncesionare në varësi të le të themi argumenteve ligjore përkatëse.
Çdo ditë vonesë ose bllokim përkthehet drejtpërdrejt në humbje ekonomike të matshme për operatorët turistikë, komunitetin lokal dhe buxhetin e shtetit. Pamundësia për të ofruar infrastrukturë ajrore funksionale në jug të vendit dëmton reputacionin kombëtar dhe dërgon mesazhe negative tek investitor e mundshëm”, tha Ministri.

ME TE LEXUARAT