Non-grata/ “Për Berishën i njëjti standard si Tom Doshi”? Përgjigjet Basha

Politikë

Non-grata/ “Për Berishën i njëjti standard si Tom

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët për raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bashës raporti i final nga OSBE ka konfirmuar atë që ai e konsideron, masakër zgjedhore.

“Ne do të përdorim të gjithë forcën që shqiptarët na kanë dhënë më 25 prill, për t’ua kthyer pushtetin qytetarëve. Raporti i 25 prillit duhet ti përkasë të shkuarës dhe jo të ardhmes që shqiptarët meritojnë”, tha Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu kryedemokrati është pyetur për kërkesën e tij të bërë para fushatës zgjedhore që Tom Doshi të mos kandidonte për shkak se u shpall non-grata nga SHBA, tashmë a do të aplikohet i njëjti standard edhe për ish-kryeministrin Berisha i cili u shpall non-grata.

Basha theksoi se Partia Demokratike detyroi mazhorancën që të pranonte kriminalizimin e politikës, por më tej kryedemokrati nuk ka pranuar të komentojë çështje që nuk kanë të bëjnë me raportin final të OSBE/ODIHR duke u shprehur: “Nuk kam për të komentuar asnjë çështje që del jashtë këtij raporti. Çdo defelektim nga raporti nuk i shërben interesit publik”.

Pyetje: Para fushatës zgjedhore ju kërkuat që Tom Doshi të mos kandidonte për zgjedhje për shkak se ishte shpallur non-grada nga SHBA. A aplikohet i njëjti standard për ish-kryeministrin Sali Berisha që u shpall non-grata?

Basha: Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin. Edhe pse nuk i kishim numrat në parlament detyruam mazhorancën të pranonte në 2014 plagën e rëndë të kriminalizimit të politikës. Kriminalizimi i politikës është një vepër e mirë menduar e kreut të kësaj partie. Është kthyer në një problem jo vetëm për PS dhe vendin, por edhe ekonominë. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vazhdojë më të gjithë fuqinë.

Pyetje: Reformë të re zgjedhore në shtator?

Basha: Që institucionet nuk janë në shërbim të njerëzve këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Shteti ka goditur votën e lirë dhe të fshehtë që është themeli i drejtësisë. Më 25 prill nuk ka ndodhur thjesht një masakër zgjedhore, por edhe ka rënë demokracia. Detyra para nesh është shumë më e madhe se sa ribërja e një reforme zgjedhore të standardeve demokratike.

Detyra është që të bëjmë gjithçka që aspiratat e shumicës së shqiptareve të gjejnë shprehje brenda dhe jashtë parlamentit. Këtu përfshihet edhe fakti për ti dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor që siguron votën e fshehtë.

ME TE LEXUARAT