Nga analiza e ‘masakrës zgjedhore’ tek strategjia e PD, mblidhet më 17 korrik Kuvendi Kombëtar i Partisë

Politikë

Nga analiza e ‘masakrës zgjedhore’ tek strategjia e PD,

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 17 korrik. Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë me dije rendin e ditës së Kuvendit të PD.

Në krye është informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021.

Po ashtu do të vlerësohet mundësia për ndryshime në Statutin e PD.

RENDI I PD

VENDOSI:

Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike  të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion