Nesër seancë maratonë/ Programi i qeverisë që do të prezantohet në Kuvend. Deputetët 10 minuta kohë për debat

Politikë

Nesër seancë maratonë/ Programi i qeverisë që do

Kuvendi pritet të mblidhet nesër në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë ‘Rama 4’. Seanca mund të zgjasë deri të premten, ndërsa kryesocialsiti Edi Rama do të prezantojë programin e qeverisë, me pika që janë prezantuar edhe gjatë fushatës, ku prioritet mbetet procesi i integrimit, deri tek infrastruktura, arsimi, shëndetësia apo pensionet.

Ndërkohë, sot u mblodh edhe Konferenca e kryetarëve për të përcaktuar axhendën e seancës. Opozita kërkoi debat pa limit kohor për programin qeverisës, por u vendos që secili nga 140 deputetët të ketë 10 minuta kohë për diskutim.

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.

“Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion