“Në Rrogozhinë veprojnë tri banda”, Grida Duma: Një person u shtir si anëtar i KQZ-së dhe...

Politikë

“Në Rrogozhinë veprojnë tri banda”, Grida Duma:

Një javë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, kandidatja fituese e kësaj partie ka denoncuar sot atë që ajo e konsideroi si krim elektoral të kryer në Rrogozhinë.

Duke folur në “Open” në TCH Duma tha se në Rrogozhinë veprojnë tre banda, dhe ditën e zgjedhjeve komisionarët demokratë janë ofenduar. Po ashtu ajo shtoi se një person që nuk ishte pjesëtar i KQZ-së ka qenë në njërën prej qendrave duke kryer krim elektoral.

“Tre orë para ose pas mbylljes së kutive ishte se PD kishte fituar. Në Rrogozhinë veprojnë tre banda, ditën e zgjedhjeve komisionerët tanë më marrin në telefon e më thonë që ka ardhur kryetari i Rrogozhinës bashkë me djalin e atij dhe po na ofendojnë. Ishte rasti që donin të votohej familjarisht, por kjo gjë nuk ishte lejuar, sipas rregullave votimi duhet të ishte pezulluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë u nisa nga Kavaja drejt Rrogozhinës. I pyes e më thonë se ka ardhur një përfaqësues i KQZ që thotë se s’ka ndodhur asgjë por le të vijohet me procesin. Unë i them që të flasë me mua dhe i kërkoj që të lutem prezantohu. Ai prezantohet si anëtar i KQZ. Më pas e fotografojnë me badge që mbante e ia çoj KQZ.

Rezultoi që ai nuk ishte fare I KQ. I bëj kallëzim në SPAK. Mendoni vetë se si e kemi mbajtur atë qendër. Dosja i ka kaluar prokurorisë së Kavajës se sipas tyre s’është konsideruar krim elektoral. I kam në foto anëtarët e e administratës së Rrogozhinës me tatuazhe e me mëngë të shkurtra”, tha Duma.

ME TE LEXUARAT