BE reagon ashpër ndaj planit izraelit për vendbanimin E1: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare, Tel Avivi të tërhiqet

Bota

BE reagon ashpër ndaj planit izraelit për vendbanimin E1: Shkelje e

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj vendimit të autoriteteve izraelite për të avancuar me projektin e vendbanimit E1, duke e cilësuar si një hap që minon zgjidhjen me dy shtete dhe përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Vendimi i autoriteteve izraelite për të vazhduar me planin për ndërtimin e vendbanimit E1 komprometon më tej zgjidhjen me dy shtete dhe përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare. BE-ja i bën thirrje Izraelit të heqë dorë nga ky vendim, duke theksuar pasojat e thella që sjell dhe nevojën për të shqyrtuar masa që synojnë ruajtjen e mundësisë për zgjidhjen me dy shtete”, thuhet në një deklaratë.

Ky projekt, i vendosur në një zonë strategjike midis Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor, ka qenë prej kohësh objekt kritikash nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të ndikimit që mund të ketë në ndarjen territoriale dhe në perspektivën për paqe afatgjatë.

Vendbanimi E1 shihet si një pengesë serioze për krijimin e një shteti palestinez të qëndrueshëm dhe të lidhur gjeografikisht. BE ka paralajmëruar se do të shqyrtojë masa të mëtejshme për të mbrojtur zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, një parim kyç në politikën e saj të jashtme për Lindjen e Mesme.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT