"Ne e dashurojmë Greqinë", Rama kritikon BE-në nga Mynihu: Ngërci me zgjerimin, pasoja për rajonin

Politikë

"Ne e dashurojmë Greqinë", Rama kritikon BE-në nga

Edi Rama ka folur në diskutimin mbi Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash ne Konferencen e Sigurisë në Mynih 2024.

Ai kritikoi pengesat e zgjerimit ne unionin europian dhe tha se vendet e rajonit jane ato qe vuajne pasojat.

"BE nuk po arrin ti jape fund praktikes se "rrembimit te vendeve", Maqedonia e Veriut eshte shembulli.

Pasojat bien ne vete keto vende. Kjo eshte flaka qe ndez me shume nacionalizmin. Jemi ne keto kohe ku nacionalizmi dhe keto gjera ja dalin me sukses.

Rama u pyet nese Shqiperia pret ndonje pengese nga perplasjet e fundit me Greqine, por mohoi.

"Ne e dashurojme Greqine, nuk erdha ne Berlin per te shqetesuar miqte e mi greke, ata me ndjekin kudo, dhe duan te me degjojne kur them dicka, por ne e duam Greqine, nuk na vendosni dot ne konflikt me Greqine.

Kur thashe kafe turke, e thashe sepse ka turq ne Gjermani, por mbetet per tu pare, ndaj u them te mos e keqkuptojne", tha Rama, citon lajmifundit.al.

Rama perserit ne Myhin batuten e "dasmes"

“Unë mendoj, pikë së pari, që nuk duhet të mendojmë asnjë datë, nuk duhet të mbajmë data në mendje, sepse kam kaluar një traumë me këto data, organizime dasmash, çdo gjë ishte e caktuar, por nusja nuk erdhi kurrë.

Na erdhi vetëm një letër që ishte raporti i progesit, ku thuhej iu dashurojmë, por vazhdoni të punoni sepse nuk jemi ende gati të flasim. Asnjë datë. Nuk ka të bëjë me ta, ka të bëjmë me ne. Asnjë nxitim.

Negociatat janë transferimi më produktiv, i jashtëzakonshëm i njohurive që një vend mund të marrë për t’u shndërruar me institucione funksionale. Nuk duhet të nxitojmë, duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë. T’i bëjmë vendet tona njësoj si vendet anëtare.

Nuk mendoj se mënyra sesi procesi është i konceptuar nuk do të funksionojë. Ashtu siç është konceptuar, është ose asgjë, ose gjithçka.

Ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës sesi kjo marrëdhënie do të zhvillohet, diçka e cila duhet të jetë midis, gjithçka dhe asgjë dhe anëtarësimit të plotë për këdo, që do të ishte katastrofë nëse Evropa do të ishte si është sot. Janë 27, dhe mezi vendosin, imagjinoni tani të hyjnë edhe 6 nga Ballkani", tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT