Takim kokë më kokë, Rama mbledh sërish drejtuesit politik, çfarë do të diskutohet këtë herë

Politikë

Takim kokë më kokë, Rama mbledh sërish drejtuesit politik,
Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të mërkurë në orën 12:00 mbledh drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk.

Në fokus të takimit pritet të jenë sërish dy nisma të prezantuara nga Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Takimi i sotëm vjen në vijim të një serie mbledhjesh që kreu i PS-së ka zhvilluar gjatë javëve të fundit me drejtuesit politikë, ministrat dhe deputetët.

Më 23 gusht, Rama zhvilloi në Pogradec një mbledhje disaorëshe me të deleguarit politikë të PS-së, drejtues të komisioneve parlamentare dhe deputetë. Në qendër të diskutimeve ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe mënyra e re e organizimit dhe komunikimit me qytetarët.

Më 28 gusht, Rama mblodhi në Vilën e Kuqe ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa një ditë më pas zhvilloi një tjetër takim me të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion