AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

Bota

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku

Evan Hubinger, drejtues i kërkimeve për përafrimin dhe sigurinë e inteligjencës artificiale në kompaninë Anthropic, ka deklaruar se ekziston një mundësi më e madhe se 10% që AI të shkaktojë zhdukjen e njerëzimit brenda dekadës së ardhshme.

“Ne besojmë sinqerisht se inteligjenca artificiale mund t’i vrasë të gjithë njerëzit. Personalisht mendoj se mundësia është mbi 10% në dhjetë vitet e ardhshme”, shkroi Hubinger në platformën X. Ai pranoi se, pavarësisht përpjekjeve të Anthropic, kompania nuk ka ende një plan për të zgjidhur problemin e përafrimit të superinteligjencës me interesat dhe vlerat njerëzore dhe se nuk është e qartë nëse po ecën drejt një zgjidhjeje.

Deklarata erdhi pas dorëheqjes së studiuesit Jacob Coxon, i cili kishte punuar në OpenAI dhe Anthropic. Coxon akuzoi dy kompanitë se po garojnë për krijimin e një superinteligjence që përmirëson vetveten, duke “luajtur me jetët tona”.

Hubinger sqaroi megjithatë se rreziku nga modelet që përdoren aktualisht mbetet i ulët. Shqetësimi i tij lidhet me sisteme të ardhshme që mund të përmirësojnë vetveten dhe të dalin jashtë kontrollit njerëzor.

Vlerësimi prej 10% është personal dhe jo një parashikim zyrtar i Anthropic shkruan Forbes dhe ëall street journal që komentuan parashikimin tronditës të shkencëtarit të inteligjencës artificiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion