Ndryshime në Ministrinë e Jashtme dhe të Financave, kush janë emrat e rinj që u emëruan

Politikë

Ndryshime në Ministrinë e Jashtme dhe të Financave, kush

Ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u morën disa vendime, mes tyre dhe disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.


Mësohet se Miriam Shyti është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.


Ndërkohë, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është liruar nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.


Po ashtu, Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

 

ME TE LEXUARAT