Plagosen dy nxënës, sherr i dhunshëm te gjimnazi “Ibrahim Rugova” në Kamëz
Lajmifundit
/
2 Tetor 2025, 11:33
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet jashtë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz ku dy nxenes 16 vjecare kane perfunduar ne spital.
Disa nxënës janë përfshirë në një konflikt që ka degraduar në përdorimin e dhunës, madje edhe thikave.
Detajet e ngjarjes nuk janë ende të qarta, por si pasojë e konfliktit, ka mbetur i plagosur një prej nxënësve dhe eshte lenduar nje tjeter.
Policia po punon për sqarimin e rastit.
Nderkohe dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët ne spitalin e Traumes ne Tirane.


