U arrestua nga SPAK për tjetërsim pronash në Durrës, publikohet fotoja e Enea Kumes, vëllai i deputetit të PS-së

Aktualitet

U arrestua nga SPAK për tjetërsim pronash në Durrës,

Gjatë ditës së sotme është arrestuar nga policia pas një urdhri të SPAK Enea Kume,vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume i cili ishte pjesë e listave të mbyllura të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.

Mësohet se pas hekurave ra Enea Kume dhe sipas burimeve policore bëhet fjalë për një çështje nën hetim që ka të bëjë me tjetërsimin e pronave në Hamallaj.  

Operacioni përfshiu gjithashtu kontrolle në disa banesa, mes tyre edhe ajo e Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, një emër i njohur i botës së krimit.

ME TE LEXUARAT