Ministri Roth takon Bashën, i tregon ‘rrugën’ drejt Parlamentit: ODIHR i vlerësoi pozitivisht zgjedhjet

Politikë

Ministri Roth takon Bashën, i tregon ‘rrugën’ drejt

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth ka takuar sot në selinë e tij kryetarin e PD-së Lulzim Basha i cili deklaroi se i kishte kërkuar atij të denonconte ‘masakrën zgjedhore të 25 prillit’.

Por ministri gjerman i cili është shprehur me tone mjaft diplomatike i ka treguar ‘rrugën’ drejt parlamentit opozitës shqiptare duke sugjeruar që të gjitha kritikat tu adresohen institucioneve përgjegjëse. Madje Roth u shpreh se ai i beson vlerësimit të ODIHR si një institucion me kredibilitet, i cili në velrësimin paraprak konstatoi se zgjedhjet në Shqipëri ishin të ndershme dhe të pavarura.

“Natyrisht që të gjitha kritikat do të denoncohen dhe kjo do të bëhet nëpërmjet institucioneve, ne i besojmë institucionit të ODIHR, i cili u shpreh se zgjedhjet në Shqipqëri ishin të ndershme dhe të hapura. Unë jam plotësisht dakord me zotin Basha kur thotë që e ardhmja e shqipërisë është në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme varet jo vetëm nga qeveria por dhe nga parlamenti dhe opozita dhe një marrëdhënie e drejtë mes qeverisë dhe opozitës.

Jam në poltikë aktive prej 23 vitesh dhe 8 vite në qeveri dhe kam qenë dhe në opozitë. Në një sistem demokratik të nuk jemi armiq po kundërshtarë dhe parlamenti është vendi i duhur për të zhvilluar debatet. Sigurisht marrëdhëniet me zotin Basha ka qenë dhe është shumë i rëndësishëm. Komisioni Evorpian në muajt e shkuar ka vlerësuar nëse janë përmbushur kushtet për negociatat dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv të cilit i është bashkuar dhe qeveria federale dhe në 22 qershor presim çljen e negociatave dhe vendosjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Të gjithë e dini që është një hap i rëndësishëm dhe do të jetë rrugë e gjatë, por Gjermania do ta mbështesë gjithmonë Shqipërinë, por çelja e bisedimeve nuk do të thotë që të gjitha kushtet janë hapur.”, tha Roth.

ME TE LEXUARAT