Ministri i Brendshëm jep lajmin: “Nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri!”

Politikë

Ministri i Brendshëm jep lajmin: “Nuk do të ketë kamp

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ritheksoi se në Shqipëri nuk do të ketë kamp për emigrantët.

Në një komunikim për mediat, ministri i Brendshëm deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

“Besoj se është bërë e qartë se nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri. Dhe kur kalojnë tranzit nuk do qëndrojnë në Shqipëri por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen. Është e kundërta e asaj që thuhet”, tha Çuçi ndërsa shtoi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. marrëveshja ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë.

Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që thjesht me një aplikim do të marrin  lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do të jetë edhe leja e punës. Lajm i mirë edhe për shqiptarët në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion