Meta reagon nga qelia: Sot dola para një gjyqi ushtarak! Më është ndaluar komunikimi me mediat dhe djalin

Politikë

Meta reagon nga qelia: Sot dola para një gjyqi ushtarak! Më

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në Facebook ku deklaron se ka dalë para një Komisioni Disiplinor ku i është komunikuar se e ka të ndaluar të flasë me gazetarët.

Meta shprehet po ashtu se i është ndaluar sot që të takonte djalin pasi në burg ishin lejuar të hyjnë 2 vajzat dhe motra e tij, me arsyetimin se nuk lejohen 4 persona.

Reagimi i plotë: 

Të dashur miq, Sot u thirra sërish para një Komisioni Disiplinor, si gjyq ushtarak, për një gabim “shumë të rëndë”: Dje dhashë një intervistë në mesditë për gazetaren Aida Tancica në MCN TV, nga telefoni i Avokatit tim, Kujtim Cakrani.

Kur herën e parë fola me gazetaren Beti Njuma, më thanë ke shkelur rregulloren se ke folur pas orës 20:00, ndërkohë sot u thirra nga “Disiplina” për arsyen e vërtetë, se nuk duan të komunikoj me gazetarët.  Çfarë dallkaukësh! Mirë që ping-pongun ma kanë ndaluar, por tani duan të më ndalojnë edhe lirinë e fjalës.

Nuk mbaron me kaq. 

Po sot, më në fund pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe dy nga tre fëmijët. U mërzita fillimisht kur në takim pashë vetëm motrën dhe dy vajzat, por jo djalin. 

Më sqaruan se Besi po priste jashtë se rregullorja nuk lejon më shumë se 3 veta në takim, kur ndërkohë gjatë 8 muajve, në një takim në javë që kam bërë me familjarët, siç do i paraburgosur tjetër, i kam takuar të 4-ët bashkë..Në këto kushte, kur masat represive përforcohen çdo ditë me "risi", kam vendosur të realizoj një formë të re komunikimi me publikun, me letra të hapura.

Nesër, letra e parë e hapur, do të jetë për Z. Arben Ahmetaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion