Meta për SPAK: Organizatë politike, i shërben Ramës, ma sill këtu Dumanin
Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta, ishte i ftuar në studion e „Opinion” duke iu përgjigjur pyetjeve të Blendi Fevziut.
Pika e parë e këtij diskutimi ishte sigurisht raporti që Ilir Meta ka me drejtësinë dhe nëse ai ka frikë hetimet që mund të ketë nisur SPAK ndaj tij dhe familjes.
Meta ishte i prerë në deklaratat e tij, madje me tone të ngritura akuzoi SPAK se po i shërben regjimit të rilindjes.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kreu i Partisë së Lirisë tha se nuk ka frikë nga SPAK ndërsa sfidojë hapur kreun e këtijinstitucionin Altin Dumanim lur kërkoi një përballje me të në emision.
"SPAK në shërbim të Edi Ramës. Unë nuk kam asnjë problem me SPAK, ma sill këtu Altin Dumanin. Me këto presioni do të ndalojë Ilir Metën për të mos rikthyer demokracinë.
SPAKu i duhet Edi Ramës. E ka marrë peng ashtu siç ka marrë vulën e Partisë Demokratike.
SAK më heton mua, unë po e hetoj atë.
Unë kam 30 vjet në hetim, nuk kam asnjë gjë për t’u hetuar. Kam qenë shëmbullor në politikë, e kam shqepur Edi ramën. Komisionin hetomor të Edi Ramës.
SPAK organizzatë politike, institucion i rilindjes.
Unë nuk kam llogaritur prokurorinë e 1992 e jo më këtë tani. Tani jam me shumë përvojë.
Sipas të dhënave të mia, Altin Dumani është takuar me McGonigal.
Ta harrojë SPAK-u tarallaku se mund të marrë peng Partinë e Lirisë me presione dhe duke kapur peng ndonjë “laraskë””, tha Meta.
sh-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokuorisë së Posaçme, ndërsa tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.
“Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor 2019 me prokuror Altin Dumanin që bën si i fortë dhe ka deklaruar se do merret me Ilir Metën dhe e ka personale se e mbështesin amerikanët”, tha Meta në Opinion.
Më tej, Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me McGonigal.
“SPAKU ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta.
“Mendon se me këto presione do të ndalë Ilir Metën. Mendon se duke kapur ndonjë laraskë kështu lartë e poshtë mund të marrë peng Partinë e Lirisë. Zotëri ma sill Dumanin këtu sy më sy. Edhe unë e hetoj atë për veprimtari politike të qëllimshme.
Është ai njeri që nuk ka kurajo të arrestojë Edi Ramën për inceneratorët, nuk ka kurajon të arrestojë Erion Veliajn për inceneratorët dhe që ka marrë kompetencat e Bashkisë së Tiranës. Dhe ka kurajon të përmendë tre herë Ilir Metën dhe u jep pyetje gazetarëve Meta është këtej, Meta është andej. SPAK është një organizatë politike, nuk e llogaris fare”. deklaroi Meta.