A do ta kandidojë Vangjel Tavon për kreun e Bashkisë Himarë? Ja si përgjigjet Rama

Politikë

A do ta kandidojë Vangjel Tavon për kreun e Bashkisë Himarë?

Kohë më parë, mediat greke, duke iu referuar burimeve pranë Athinës zyrtare, raportuan se kryeministri Edi Rama u kishte propozuar Vangjel Tavon, për ta bërë kryebashkiak të Himarës, për të sheshuar konfliktin për çështjen e Fredi Belerit.

Një emër surprizë, pasi edhe pse Vangjel Tavo i përket minoritetit grek, ai nuk është nga Himara, si dhe ka qenë ish-ministër i LSI-së dhe deputet me këtë forcë politike.

Në atë kohë, të dy e mohuan, por më vonë, Rama e emëroi Vangjel Tavon prefekt të Qarkut Vlorë, një pozicion që u pa si për ta katapultuar më pas si kandidat për kreun e Bashkisë së Himarës, kur të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

I pyetur në emisioni “Real Story”, nëse a do e kandidojë Vangjel Tavon për Bashkinë e Himarës, Rama deklaroi se e ka zgjedhur prefekt të Vlorës si një njeri që mund të ndihmojë nga afër edhe për të adresuar ato problematika, institucionale që lidhen edhe me bashkinë e Himarës, prandaj nuk e sheh në ndonjë pozicion tjetër.

Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se për zgjedhjet në Himarë, duhet pritur vendimi i Gjykatës së Apelit dhe nëse do të ketë zgjedhje, Partia Socialiste do të ketë kandidatin e vet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion